Monday, 20. April 2026
Futboll

Bayern humbet yllin e skuadrës, sezon i mbyllur për Gnabry, nuk shkon as në Botëror

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich do të jetë pa Serge Gnabry për një periudhë të gjatë kohe për shkak të një këputjeje në tendinin aduktor në këmbën e djathtë. Kjo është e konfirmuar nga testet e kryera nga stafi mjekësor i klubit.”

Është kjo deklarata e dhënë nga klubi bavarez, që ka sjellë pesimizëm te Bayern Munich në prag të gjysmëfinaleve të Champions League. një lajm që ka prishur festën e titullit kampion në Bundesliga.

Koha e dëmtimit është e paqartë, por Sky Sport DE ka raportuar se sezoni i Gnabry ka mbaruar. Ky dëmtim ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në ekipin e Kompany, por edhe në kombëtaren e Gjermanisë.

Mediat sqarojnë se 30-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kupën e Botës, ku ai me siguri do të kishte qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të udhëhequr nga trajneri Julian Nagelsmann. Shanset janë minimale.

Teilen: