Monday, 20. April 2026
Futboll

Dy kushtet e vendosura nga Barcelona për qëndrimin e Lewandowski-t, tani topi është në duart e polakut

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht merkato e verës, Robert Lewandowski është një nga emrat më të përfolur dhe protagonist. Duke qenë se i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni, polaku është kthyer që tani në qendër të merkatos duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha si Juventus e Milan, pa harruar interesin e jashtëzakonshëm nga klubet e MLS-së dhe ato të Arabisë Saudite.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar polakut mundësinë e rinovimit të kontratës dhe për një vit tjetër, por me dy kushte. Së pari, Lewandowski duhet të pranojë një ulje të pagës prej 50%, nëse dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, sipas MARCA-s.

Ky vendim është një përgjigje ndaj situatës së pasigurt financiare të klubit katalanas, që po kërkon të balancojë faturën e pagave dhe të investojë në pozicione të tjera kyçe.

Teilen: