Në mediat turke (Sabah) është raportuar gjatë ditës së sotme se Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, raportohet se ka arritur një marrëveshje personale me gjigantin turk.
Edhe pse është duke kaluar momente fantastike te Mallorca, duket se pjesëmarrja në Champions League apo në garat e tjera të UEFA-s e kanë “joshur” sulmuesin kosovar.
Muriqi gjatë këtij sezoni ka shënuar 21 gola me fanellën e Mallorcas në La Liga.
Teilen: