Julian Alvarez do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës. Tashmë dihet interesi i jashtëzakonshëm ndaj sulmuesit argjentinas, ku klube si Barcelona, PSG dhe jo vetëm e kanë objektiv kryesor transferimin e tij në verë.
Megjithëse dëshira e vetë lojtarit është të transferohet te Barcelona, është PSG ajo që ka gati propozimin e parë për Atletico Madridin. Sipas medieve franceze, oferta e kampionit në fuqi të Europës për Alvarez është e tillë: 100 milionë euro plus përfshirja e koreano-jugorit Kang-In Lee në marrëveshje.
Sipas raportimit në fjalë, është Luis Enrique i cili kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin me patjetër të Alvarez, pasi e sheh argjentinasin si lojtarin ideal në majë të sulmit për të krijuar një treshe të frikshme përkrah emrave si Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Duke qenë se Dembele nuk është më i paprekshëm, forma jo e mirë e treguar këtë sezon dhe dëmtimet e vazhdueshme, të gjitha këto arsye shtyjnë Enrique-n për të kërkuar një përforcim “big” në sulm dhe zgjedhja më e mirë në këtë rast është ajo e Julian Alvarez.