Wednesday, 22. April 2026
Sport

MUNDJA, MEDALJET EUROPIANE/Dominojnë sportistët nën siglën e Federatës Botërore

GS 21/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kampionati Europian i mundjes për të rritur ka shpërndarë medaljet e para. Një aktivitet që është dominuar nga sportistët nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes, të cilët kanë marrë dy medalje të arta. Pikërisht në peshat 55 kilogram dhe 63 kilogram, atje ku Kampion Europe ishin Sefershaev dhe Emelin. Ndërkohë e arta e tretë do të ishte për armenin Amojan, që në finale barazoi 1-1 me gjeorgjianin Zoidze, por u shpall fitues sepse ishte i pari që mori pikën nga pasiviteti i kundërshtarit.

Një tjetër e artë, por këtë herë në peshën deri në 87 kilogram, ishte për danezin Bisultanov, që fitoi me tuç me bullgarin Novikov. E arta e fundit e ditës së dytë të Kampionatit Europian të të rriturve, që po zhvillohet në Tiranë dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ishte për turkun Kajalp, që në finale mundi hungarezin Vitek, 7-1.

E mërkura do të jetë për finalet e fundit në stilin klasik, apo atë greko-roman, në peshat 60, 67, 72, 82 dhe 97 kilogram për t’ia lënë më pas radhën mundjes për vajza dhe asaj së lirë. Kampionati Europian i të rriturve përfundon më 26 prill dhe po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: