Wednesday, 22. April 2026
Sport

Mallorca kërkon 30 milionë euro për Muriqin

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e fundit të Mallorcas nuk shënoi gol, por sulmuesi Vedat Muiriqi vazhdon të jetë shumë i përfolur në Spanjë.

Ditët e fundit është raportuar vazhdimisht për një kalim të mundshëm të Muriqit te Barcelona apo Fenerbahçe në Turqi.

Madje, mediumet turke kanë raportuar se palët kanë marrëveshje në parim dhe se Fenerbahçe së shpejti do ta kontaktojë Mallorcan.

Mirëpo, secila skuadër që e do Muriqin në radhët e veta, përfundimisht nuk do ta ketë aspak lehtë arritjen e marrëveshjes me Mallorcan.

Klubi nga La Liga ka bërë të ditur se çmimi minimal për transferimin e Muriqit në afatin kalimtar të verës është 30 milionë euro.

Muriqi ka 21 gola këtë sezon dhe Mallorca po dëshiron ta mbajë sulmuesin e Kosovës në radhët e veta pasi ka kontratë deri në vitin 2029.

Mbetet të shihet nëse Mallorca do të marrë ofertë prej 30 milionë eurosh për Muriqin pas përfundimit të sezonit aktual apo 31-vjeçari do të jetë pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm.

Teilen: