Tuesday, 12. May 2026
Sport

Rafa Marquez do të jetë komisari i ri teknik i Meksikës pas Botërorit 2026

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtori i skuadrave kombëtare të Meksikës pranë Federatës Meksikane të Futbollit, Duilio Davino, ka bërë me dije se trajneri legjendar Javier Aguirre do të largohet prej postit të tij pas Botërorit 2026.

67-vjeçarii jep lamtumirë një historie suksesi me kombëtaren e tij, të cilën e ka udhëhequr në plot pesë Botërorë (2002-2026).

Sipas zyrtarit të Federatës Meksikane të Futbollit vendin e Aguirre-s do ta marrë ish-lojtari i Barçës dhe Hellas Verona-s, Rafa Marquez. Ky i fundit ka krijuar eksperencë si trajner pasi ka drejtuar Barcelona B mes viteve 2022-2024.

Teilen: