Wednesday, 22. April 2026
Sport

Bayerni mbetet në garë për Asllanin

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bayern Munchenit nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka raportuar “BILD” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Asllani, është ende në listën e dëshirave të Bayernit edhe pse sulmuesi po kërkohet nga Barcelona, Borussia Dortmundi, Chelsea e Tottenhami.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me skuadrën e Hoffenheimit por pritet të largohet në verë, ndërsa ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Asllani po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë me fanellën e Hoffenheimit, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 8 asistime në 29 ndeshje të luajtura.

Në fakt, Asllani ka 10 gola e 9 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat me Hoffenheimin.

Teilen: