Wednesday, 22. April 2026
Sport

Baras në Klinë e Ferizaj pas pjesëve të para

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Në të dy ndeshjet, të cilat po luhen në Klinë dhe Ferizaj, rezultati është i barabartë.

Në ndeshjen Dukagjini – Ballkani, rezultati është 1:1 pas 45 minutave të para, ku ekipi nga Suhareka prej minutës së 28-të po luan me një lojtar më pak.

Albert Diene u përjashtua direkt me karton të kuq pas intervenimit të VAR-it.

Elton Basriu (23’) kaloi në epërsi Dukagjinin, përpara se Ballkani të barazojë shifrat në 1:1 me anë të Bleart Tolajt (34’).

Dukagjini e ka fituar 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe me rezultatin aktual të duelit të dytë, ekipi i trajnerit Arsim Thaqi është një hap larg kalimit në finale të Kupës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Ferizaj – Llapi, rezultati është 0:0 pas pjesës së parë.

Ferizaj ka fituar 2:1 ndeshjen e parë në Podujevë para dy javësh ndaj skuadrës së Llapit.

Teilen: