Wednesday, 22. April 2026
Sport

Dukagjini eliminon Ballkanin, kalon në finale të Kupës

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dukagjini i Klinës është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi, të mërkurën ka eliminuar Ballkanin e Suharekës pas dy ndeshjeve të luajtura në gjysmëfinale.

Dukagjini ka avancuar në finale me rezultatin e përgjithshëm 6:2, falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë dhe 3:2 në duelin e kthimit.

Ndeshja e kthimit në Klinë ishte interesante dhe me shumë gola, dy në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën.

Gjithashtu, Ballkani prej minutës së 28-të, ka luajtur me një futbollist më pak, pasi mesfushori Albert Diene u përjashtua me karton të kuq pas intervenimit të VAR-it.

Elton Basri (23′), Mërgim Pefqeli (67′) e Dienit Isufi (86′), kanë realizuar golat për Dukagjinin, ndërsa për Ballkanin të dy golat i ka shënuar Bleart Tolaj (34′, 55′).

Teilen: