Wednesday, 22. April 2026
Sport

Juventusi përshpejton negociatat për Lewandowskin – zbulohen detajet e ofertës

GS 22/04/2026 2 Min. Lesezeit

Juventusi po lëviz me vendosmëri për Robert Lewandowskin, për të forcuar repartin ofensiv të Luciano Spallettit.

Polaku, kontrata e të cilit me Barcelonën po shkon drejt fundit, shihet si profili me përvojë ndërkombëtare që klubi ka zgjedhur për të shtyrë sërish drejt fitimit të Scudettos, pavarësisht pikëpyetjeve ende të pazgjidhura rreth Vlahovic, David dhe Openda.

Sipas Tuttosport, përmes Calcio Mercato, “Bianconerët” pritet të takohen së shpejti me agjentin Pini Zahavi, për t’i propozuar një kontratë njëvjeçare me vlerë 6 milionë euro plus bonuse.

Barcelona e prerë me Robert Lewandowskin: Rinovo me kushtet tona ose largohu

Edhe pse klubet arabe dhe MLS po ofrojnë shifra marramendëse (mbi 20 milionë euro në sezon), prioriteti i sulmuesit të lindur në vitin 1988 nuk duket se është financiar.

Lewandowski dëshiron të mbetet protagonist në futbollin elitar europian dhe të vazhdojë të lërë gjurmë në skenën më të madhe: Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” po llogarit pikërisht te ky prestigj sportiv për ta mposhtur konkurrencën dhe për të siguruar një nga finalizuesit më të frytshëm të historisë së afërt./Telegrafi/

Teilen: