Është luajtur ditën e sotme në Pallatin e Sportit në Farkë ndeshja e parë e serisë së finaleve në volejboll për meshkuj mes Partizanit dhe Skënderbeut.
“Të kuqtë” kanë dominuar këtë përballje të parë, duke fituar ndeshjen me rezultatin 3-1. Seti i parë ka qenë i luftuar, por është fituar nga Partizani me rezultatin 25-20. Korçarët reagojnë dhe fitojnë setin e dytë me rezultatin 25-23.
Partizani dominon setin e tretë të cilin e fiton me rezultatin 25-12. E njëjta histori edhe në setin e katërt që fitohet 25-16 nga kryeqytetasit, që fitojnë të gjithë takimin me rezultatin 3-1.
Finalja e dytë do të luhet në 25 prill në orën 18:00 në Korçë.
Teilen: