Kampioni i botës në Formula 1, Lando Norris, është i bindur se Max Verstappen do t’u mungonte shumë kolegëve, nëse holandezi vendos të tërhiqet nga ky sport. Megjithatë, Norris ka mendimin se 4 herë kampioni i botës do të qëndrojë më gjatë nga sa mendohet.
“Max ka të drejtën të bëjë atë që do. Ka fituar 4 kampionate. Dhe ka qenë gjithmonë kështu, jo tani. Ka qenë gjithmonë i guximshëm për të thënë atë që mendon, je apo nuk je dakord. Ai është vetvetja dhe mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të jetuar jetën”, – ka thënë piloti i McLaren për mediet britanike.
“Do të ishte mëkat për sportin tonë, një humbje e madhe nëse do të ndodhte, sepse është një nga pilotët më të mirë që janë parë në Formula 1″, – ka shtuar Norris.
“Mendoj se do të ishte një mëkat edhe për ne, sepse edhe pse ndonjëherë na e bën jetën të vështirë, është gjithmonë kënaqësitë garosh kundër tij. Është gjithmonë emocionuese të garosh kundër dikujt që ka fituar 4 tituj Botërorë. Gjithmonë është dëshira për të garuar kundër më të mirëve në botë dhe sigurisht ai është një nga ata. Prandaj them se është një humbje e madhe për sportin tonë”, – u shpreh kampioni në fuqi i botës.