Thursday, 23. April 2026
Sport

Avdullahu e Hajdari me kontrata te reja te Hoffenheimi

GS 23/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së shpejti pritet të firmosin kontrata të reja me skuadrën e Hoffenheimit.

Drejtuesit e Hoffenheimit, duan të “blindojnë” dyshen e Kosovës dhe për këtë arsye si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi, do të bëhen me kontrata të reja.

Hoffenheimi ka besim të madh në Avdullahun e Hajdarin, të cilët i sheh si pjesë të projektit për të ardhmen dhe për këtë arsye ka bërë gati kontratat e reja.

Krahas kontratave të reja, Avdullahu e Hajdari do të kenë edhe paga më të larta te Hoffenheimi, ekip të cilit iu bashkuan verën e shkuar nga Baseli, përkatësisht Luganos.

Ata kanë kontrata aktuale deri në vitin 2029, ndërsa me kontratat e reja do të jenë pjesë e Hoffenheimit deri në verën e vitit 2030.

Avdullahu ka 31 paraqitje deri më tani për Hoffenheimin dhe 1 asistim në të gjitha garat, ndërsa Hajdari ka kontribuar me 1 gol e 1 asistim në 28 ndeshje të luajtura.

Teilen: