Friday, 24. April 2026
Futboll

Gati për një revolucion të vërtetë, vetëm këta 7 lojtarë janë të “paprekshëm” te Real Madrid. Gjithë të tjerët janë në “sitë”

GS 23/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se janë ende në garë matematikisht për titullin kampion, por shanset reale janë të pakta për të mos thënë zero dhe eliminimit nga Champions League, te Real Madrid po përgatiten për një revolucion të vërtetë për verën e ardhshme.

Sipas “OK Diario”, vetëm 7 lojtarë janë të paprekshëm, gjithë të tjerët janë në “sitë” dhe mund të largohen gjatë verës së ardhshme.

Bëhet fjalë për portierin Thibaut Courtois, mbrojtësin Eder Militao, mesfushorët Aurélien Tchouameni, Fede Valverde dhe Jude Bellingham, dhe sulmuesit Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe si të patransferueshëm.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti që lojtarë tejet të rëndësishëm, Arda Güler ose të ardhurit gjatë verë së kaluar si Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold ose Alvaro Carreras, nuk është se pritet të largohen, por nuk gëzojnë statusin e të paprekshmit, si shtatë lojtarët e përmendur më sipër.

Teilen: