Tuesday, 28. April 2026
Sport

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova sipas të gjitha gjasave po e luan sezonin e tij të fundit te CSKA Sofja në Bullgari.

Mediumet në Bullgari, kanë bërë të ditur se CSKA ka marrë dy oferta zyrtare për Dellovën, një nga Turqia dhe një tjetër nga Major League e SHBA-së.

Në Turqi, thuhet se Rizespori apo Amedspori, janë skuadrat e interesuara për Dellovën, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të një ekipi nga Rusia.

27-vjeçari ka kontratë me ekipin bullgar deri në vitin 2027 dhe nja klauzolë lirimi në vlerë prej 900 mijë eurosh dhe mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Dellovës.

Para disa muajve CSKA dhe Dellova kanë nisur negociatat për një kontratë të re, në të cilën nuk do të përfshihet klauzola e lirimit por ende nuk ka ndonjë konfirmim për arritjen e marrëveshjes.

Ai në vitin 2024 u transferua te CSKA nga Ballkani i Suharekës, ndërsa në sezonin aktual ka shënuar 2 gola në 24 paraqitje kampionale.

Teilen: