Pas mesfushorit Bernardo Silva, edhe një futbollist tjetër ka konfirmuar largimin nga Manchester City në verë.
John Stones ka bërë të ditur se do të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata me Cityn, duke i dhënë fund aventurës së suksesshme pas një dekade.
Mbrojtësi që ishte transferimi i dytë i Pep Guardiolas në vitin 2016, ka regjistruar293 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar në total 19 trofe.
City ka falënderuar 31-vjeçarin për kontributin e madh dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Stones ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 9 asistime, ndërsa në mesin e trofeve ka fituar gjashtë tituj kampioni të Anglisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Teilen: