Tuesday, 28. April 2026
Sport

“Disa festojnë para kohe”, presidenti i Vllaznisë reagon pas humbjes në Elbasan

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas humbjes 3-1 në “Elbasan Arena”, që i kushtoi Vllaznisë vendin e parë në kampionatit, presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferri reagon me një status në rrjetet sociale.

Numri 1 i klubit kuqeblu shkruan se “Disa festojnë para kohe, sepse nuk janë mësuar të jenë në krye” dhe thekson se “Kjo skuadër do të ngrihet”.

POSTIMI I XHAFERIT:

DISA FESTOJNË PARA KOHE…

…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.

Ne ❤️💙 dimë të presim…

dhe të godasim në momentin e duhur.

Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.

Një qytet që nuk thyhet.

Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝

Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇

#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵

Teilen: