Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, nuk do të paraqitet në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit në Mynih.
Hakimi të martën u lëndua në ndeshjen e parë kundër Bayernit në Paris, ndërsa do t’i mungojë PSG-së disa javë.
“Pasi pësoi një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes kundër Bayernit, Achraf Hakimi do të jetë jashtë fushave për disa javë”, bën të ditur PSG-ja.
Teilen: