Thursday, 30. April 2026
Sport

Ronaldo arrin shifrën e 970 golave në karrierë

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 970-të në karrierë.

Tani është vetëm 30 gola larg shifrës jubilare – atë të 1000 golave.

Ronaldo shënoi të mërkurën në minutën e 76-të për 1:0 për Al Nassrin, që mposhti ekipin Al Ahli.

Al Nassr triumfoi 2:0, ky golin e dytë e realizoi Kingsley Coman në minutën e 90-të.

Ronaldo në këtë përballje u zëvendësua në minutën e parë të kohës shtesë.

Me këtë fitore, Al Nassr forcohet në krye të tabelës me 79 pikë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.

Teilen: