Thursday, 30. April 2026
Futboll

Reklama “alkoolike” e Haaland para Botërorit shkakton polemika të forta në Norvegji

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Erling Haaland po përballet me kritika në Norvegji pas një reklame me markën e birrës “Budweiser”. Në vendin e tij reklamat e alkoolit janë të ndaluara, ndërsa sulmuesi i Manchester City merr pjesë në një fushatë të lidhur me Botërorin, bashkë me të atin Alfie Haaland dhe Jürgen Klopp.

Sulmuesi deklaroi: “Në Botërorin tim të parë do të jap maksimumin në fushë, ndaj fushata ‘Let It Pour’ e ‘Budweiser’ më përfaqëson plotësisht”. Gjithsesi, reagimet kanë qenë të forta. Inger Lise Hansen nga “Actis” u shpreh: “Është shumë e pazakontë që një figurë, e cila kujdeset për shëndetin, të promovojë alkoolin, sidomos kur përfaqëson Norvegjinë, ku reklama e tij është ilegale. Nuk bëhet fjalë për konsum, por për faktin që një hero sportiv promovon një produkt me rreziqe”.

Edhe Hanne Cecilie Widnes nga “IOGT” kritikoi: “Është tragjike që nuk e kupton ndikimin te të rinjtë”. Nga ana tjetër, Federata Norvegjeze e Futbollit e mbrojti: “Është marrëveshje personale me një sponsor të Botërorit”. Reklama do të shfaqet në 40 vende, por jo në Norvegji.

 

Teilen: