Java e parafundit e kampionatit të Serie B në Itali dha verdiktet e para zyrtare të sezonit. Venezia u rikthye në Serie A pas një sezoni të vetëm falë barazimit 2-2 në Spezia.
Trajneri Stroppa siguroi kështu ngjitjen e tij të katërt në elitën e futbollit italian, duke konfirmuar pozicionin e tij si specialist.
Frosinone është gjithashtu afër ngjitjes në elitë, pas fitores 1-0 ndaj Juve Stabia që do të thotë se u duhet vetëm një pikë në javën e fundit për të siguruar matematikisht rikthimin në Serie A.
Teilen: