Tuesday, 5. May 2026
Sport

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Arsenalit po avancon kundër Atletico Madridit pas pjesës së parë në stadiumin “Emirates”.

Pas 45 minutave, Arsenali po fiton 1:0, falë golit të shënuar nga Bukayo Saka.

Saka realizoi nga afërsia në minutën e 45-të dhe Arsenali po avancon me meritë pasi tregoi lojë më të mirë se Atletico.

Kjo është ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe me rezultatin aktual, Arsenali është në finale.

Ndeshja e parë javën e shkuar ka përfunduar 1:1.

Teilen: