Wednesday, 6. May 2026
Sport

Hysaj largohet nga Lazio, përshëndetet me bashkëlojtarët

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj, përfundimisht do të largohet nga Lazio me të përfunduar sezoni aktual, duke i dhënë fund periudhës pesëvjeçare te kjo skuadër.

“La Repubblica” ka bërë të ditur se të martën pas stërvitjes, Hysaj ka organizuar një festë lamtumire dhe tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët.

Në të vërtetë, Hysajt në vere edhe i skadon kontrata me Lazion dhe klubi ka kohë që e ka njoftuar32-vjeçarin se nuk do t’ia ofrojë rinovimin pasi nuk është pjesë e planeve për të ardhmen.

Ky sezon ka qenë tejet i vështirë për Hysajn te Lazio, pasi në total ka vetëm 170 minuta lojë apo 5 paraqitje në Serie A të Italisë.

Në fakt, te Lazio nuk kanë llogaritur fare në Hysajn, të cilin trajneri Maurizio Sarri pothuajse e ka lënë jashtë ekipit.

Hysaj iu bashkua Lazios në vitin 2021 nga Napoli, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te skuadra e Empolit.

Me fanellën e Lazios, Hysaj ka regjistruar 131 ndeshje ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa ka fituar edhe një Kupë të Italisë.

Teilen: