Wednesday, 6. May 2026
Futboll

U përlesh me Rüdiger, reagon Carreras: Incident pa rëndësi, gjithçka është mbyllur

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Álvaro Carreras ka reaguar publikisht ndaj zërave për një përplasje fizike me Antonio Rüdiger te Real Madridi. Sipas raportimeve, mbrojtësi 23-vjeçar dyshohej se kishte pasur një incident në dhomat e zhveshjes mes ndeshjeve ndaj Alavés dhe Betis.

Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Carreras sqaroi situatën: “Ditët e fundit kanë dalë disa insinuata dhe komente për mua që nuk përputhen me realitetin. Angazhimi im ndaj këtij klubi dhe trajnerëve ka qenë maksimal që nga dita e parë dhe kështu do të vazhdojë”.

Ai theksoi profesionalizmin e tij: “Që nga rikthimi, kam punuar me respekt dhe përkushtim maksimal. Kam luftuar shumë për të realizuar ëndrrën për t’u kthyer në shtëpi”.

Sa i përket incidentit, Carreras u shpreh: “Bëhet fjalë për një episod të izoluar pa rëndësi, tashmë i mbyllur. Marrëdhënia ime me ekipin është shumë e mirë. Hala Madrid!”

 

Teilen: