Në ambientin e Real Madridit po diskutohet shumë për jetën private të Kylian Mbappé dhe lidhjen e tij me Ester Expósito. Polemika e fundit lidhet me një udhëtim në Cagliari, ku sulmuesi kaloi ditë pushimi me aktoren spanjolle gjatë rikuperimit nga dëmtimi, në vend që të ishte në Valdebebas, gjë që nuk u prit mirë nga tifozët.

Rrethi i Mbappé reagoi me një komunikatë: “Kritikat bazohen në mbivlerësime të një periudhe rikuperimi të monitoruar nga klubi, pa reflektuar angazhimin e tij të përditshëm”.

Ndërkohë, në podcastin “El Recreo”, analistja Valeria Ros deklaroi: “Mbappé është i verbuar nga dashuria…, ajo e ka çmendur plotësisht”. Megjithatë, ajo parashikoi fundin: “Mendoj se do ta lërë shumë shpejt”.
Sipas saj, lidhja nuk do të zgjasë deri në shtator, madje dha edhe një datë të mundshme, rreth 15 gushtit, me ndarjen që pritet të vijë nga ana e aktores.