Saturday, 9. May 2026
Sport

Prestianni-t i kushton shumë akuzat e bëra nga Vinicius Jr, FIFA e pezullon nga Botërori

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Për Gianluca Prestianni-n, Kupa e Botës 2026 nis në tribuna. Sulmuesi i Benfica-s, i cili u akuzua nga Vinicius Junior se e ofendoi për shkak të ngjyrës së lëkurës, është pezulluar për tri ndeshje.

FIFA ka saktësuar sot se lojtari, pasi shleu dënimin e tij pjesërisht në Champions (nuk ishte pjesë e takimit të kthimit me Real-in), nuk do të jetë i gatshëm që të aktivizohet për kombëtaren e Argjentinës në dy takimet e para të Botërorit 2026.

Kështu Prestianni do të humbasë dy ndeshjet e para të fazës së grupeve kundër Algjerisë (17 qershor) dhe Austrisë (22 qershor).

Teilen: