Thursday, 7. May 2026
Sport

Elozhe trajnerit, Al Khelaifi: Luis Enrique numri 1 në botë, zgjedhja jonë më e mirë

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

PSG arrin finalen e dytë radhazi në Champions League, nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique. Në Paris të gjithë ngrihen në këmbë për spanjollin, duke filluar nga Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, që më 30 maj diskuton në Budapest trofeun me veshë të mëdhenj kundër Arsenalit.

Pas shumë vitesh investime dhe zhgënjime europiane, PSG është afër konfirmimit të vitit të kaluar, kur mundi Interin në finalen e Championsit. Elozhet e presidentit janë thuajse të gjitha për trajnerin.

“Ka qenë zgjjedhja më e mirë që kemi bërë, – ka thënë presidenti i PSG-së, Al Khelaifi. – Luis Enrique është vërtet vendimi im më i mirë. Është një trajner fantastik, më i miri në botë.

Edhe si person është i jashtëzakonshëm për mënyrën si drejton punën e përditshme, lojtarët, gjithçka. Madje edhe mediet, që në Francë nuk është e lehtë, por ai është fantastik. Ka rivolucionarizuar futbollin, jo vetëm te PSG, por në gjithë botën. Është nder të kemi Luis Enrique në klubin tonë, si dhe të gjithë ata që bashkë me të po bëjnë historinë”.

Teilen: