Thursday, 7. May 2026
Sport

Natë tensioni në Paris, 127 të arrestuar dhe njëmbëdhjetë të plagosur, njëri në rrezik për jetën

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut ka shkaktuar trazira në Paris. Mediet franceze kanë raportuar se janë kryer 127 arrestime ndërsa të plagosur janë njëmbëdhjetë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme franceze mësohet se njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetën pasi ka marrë plagë të rënda prej djegjeve të shkaktuara nga një fishekzjarr.

Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez tha të enjten se 127 persona ishin arrestuar, 107 prej tyre në Paris. Njëmbëdhjetë persona u plagosën gjatë incidenteve, njëri prej të cilëve u plagos rëndë nga një fishekzjarr. Njëzet e tre oficerë policie pësuan gjithashtu dëmtime të lehta, shtoi ministri në kanalin e lajmeve CNeës dhe në stacionin radiofonik Europe 1.

Teilen: