Thursday, 7. May 2026
Sport

Kane bën parashikimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve

GS 07/05/2026 2 Min. Lesezeit

Harry Kane beson se PSG-ja është më pak favorit kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, por parashikon se do të jetë një ndeshje e barabartë në Budapest.

Skuadra e Mikel Artetas siguroi vendin e saj në finalen e Ligës së Kampionëve me një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit, të martën në mbrëmje.

Ndërkohë, Bayern duhej të përmbyste një humbje 5-4 ndaj PSG nga ndeshja e tyre në “Parc des Princes” javën e kaluar, por pasi pësoi një gol pas tre minutash në “Allianz Arena” të mëkurën në mbrëmje, skuadra e Vincent Kompany nuk arriti të gjente rrjetën deri në golin e barazimit të Kane në minutën e katërt të kohës shtesë.

Duke folur pas eliminimit të Bayernit të mërkurën në mbrëmje, Kane u pyet për mendimin e tij për finalen midis Arsenalit dhe PSG, raporton metro.

“Mendoj se është me të vërtetë e barabartë. Dy ekipe krejtësisht të ndryshme në mënyrën se si luajnë, por dy ekipe shumë të forta. Do të jetë një finale interesante, me siguri. Mendoj se PSG, duke qenë kampionët në fuqi, padyshim që ka të drejtë të jetë ndoshta paksa favoritë. Por në përgjithësi mendoj se do të jenë dy ekipe të nivelit të lartë që do të luajnë, do të jetë një ndeshje e barabartë” – tha Kane.

Ndërkohë, Luis Enrique këmbëngul se Arsenali e meriton vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet më 30 maj.

“Do të jetë një finale ndryshe. Por Mikel Arteta, ata e bënë shkëlqyeshëm, ata e merituan të shkonin në finale. Ata kanë performuar gjatë gjithë sezonit në një nivel të lartë, ata ishin të pabesueshëm gjatë gjithë sezonit” – tha Enrique.

Tutje, Enrique tregon se dëshirojnë të triumfojnë dhe të bëjnë histori në Paris.

“Por është një finale, ata duan ta fitojnë, mendoj se do të ishte e para e tyre. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë histori në Paris, dhe për të bërë histori duhet të fitojmë të dytën radhazi” – përfundoi Enrique.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj, nga ora 18:00.

Teilen: