Monday, 19. October 2026
Sport

Ramos mund të transferohet te Getafe

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, është shfaqur si opsion për përforcimin e Getafes.

Ramos mund të kthehet në futbollin spanjoll, me Getafen që po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit me përvojë.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, presidenti i Getafes, Angel Torres, ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Rene Ramosin, vëllain dhe agjentin e legjendës së Real Madridit.

Aktualisht nuk ka marrëveshje të konfirmuar mes palëve.

Ramos, ish-kapiteni i Realit dhe një prej mbrojtësve më të njohur të futbollit spanjoll, është në kërkim të një klubi të ri pas largimit nga skuadra meksikane, Monterrey.

40-vjeçari në Spanjë ka luajtur edhe për Sevillan, kurse ka qenë pjesë edhe e Paris Saint-Germainit.

Teilen: