Pas dështimit të plotë për të fituar trofe këtë sezon, Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime në verë. Reparti që ka çaluar më shumë këtë sezon është mbrojtja. Përforcimet e bëra vitin e kaluar për këtë repart nuk sollën rezultatet që priteshin.
Për këtë arsye, Florentino Perez ka vendosur ta marrë vetë situatën në duar dhe ka piketuar përforcimin e duhur që i duhet Real Madridit. për të mbyllur njëherë e mirë problemet në mbrojtje. Dëshira e madhe e Perez është Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi i Manchester City, i cili është në kulmin e karrierës.
Kontrata aktuale e 24-vjeçarit me “Qytetarët” skadon në viotin 2028, por drejtuesit e City-t po punojnë për një rinovim të ri deri në vitin 2033. Megjithatë, interesi i Real Madridit mund të ndryshojë situatën. Sipas medieve spanjolle, Perez është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të sjellë në Madrid kroatin Josko Gvardiol.