Pavarësisht se ka një lojtar me përvojë si Jules Kounde në krahun e djathtë të mbrojtjes, Hansi Flick ka ëkrkuar nga drejtuesit e Barcelonës transferimin e një lojtari me aftësi dhe mendësi më sulmuese sesa francezi. Po ashtu, Kounde mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj për t’u shitur gjatë verës.
Në këtë situatë, drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar mbrojtësin e djathtë që ju duhet. Bëhet fjalë për Pedro Porro-n, spanjollin e Tottenham, i cili është hapur për një rikthim në La Liga dhe mundësinë e të luajturit te një ekip i madh si Barcelona.
Mundo Deportivo zbulon se oferta e parë e Barcelonës për Pedro Porro është 30 milionë euro, ndërsa Tottenham e vlerëson mbi 40 milionë euro. Spanjolli është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2028.