Friday, 8. May 2026
Sport

Prapaskena/ Gjithçka nisi në tetor, Valverde kritikohet se s’veproi si zv/kapiten, Vini Jr. konsiderohet “spiuni” i Arbeloa-s

GS 08/05/2026 2 Min. Lesezeit

Ajo që ka ndodhur këto ditë në Madrid ka një zanafillë. Mediet spanjolle bëjnë me dije se gjithçka ka nisur në muajin tetor kur disa futbollistë nuk fshehën më pakënaqësitë që kishin kundrejt Xabi Alonso-s. Në këtë drejtim dy lojtarët, të cilët kanë udhëhequr “revolucionin” ishin Vinicius Junior dhe Valverde. Të dy nuk ishin dakord me metodat e stërvitjes së trajnerit, i cili sipas tyre ishte shumë i fokusuar pas taktikave. Me kalimin e ditëve grupit kundër Alonso-s iu shtuan edhe Bellingham e Camavinga, të cilët besonin se ndryshimet e bëra nga trajneri nuk kishin impaktin që pritej.

Ndërsa incidenti më i rëndë që ndodhi në ditët e fundit mes Aurélien Tchouaméni dhe Fede Valverde ka krijuar edhe më shumë polemika brenda skuadrës. Sipas medieve spanjolle shumë lojtarë janë zhgënjyer nga sjellja e mesfushorit nga Uruguai pasi ai momentalisht është zëvendëskapiten i ekipit. Sipas një pjese të mirë të lojtarëve të Real-it, Valverde kurrë nuk duhet të ishte kthyer në protagonist të një historie si ajo që kemi parë në ditët e fundit.

Edhe letra e tij e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale nuk ka lënë një shije të mirë në klub. Në atë letër lojtari rrëfente se gjithçka ishte zgjidhur tashmë, por në anën tjetër akuzonte shokët e ekipit për faktin se kishin bërë publike situata, të cilat duhet të mbaheshin larg publikut. Në këtë drejtim Mundo Deportivo rrëfen në numrin e sotëm (8 maj) se Vinicius junior është lojtari, i cili raporton gjithçka çfarë ndodh në dhomat te Arbeloa. Braziliani është njëri prej futbollistëve, i cili mendohet se “spiunon” gjithçka tek trajneri.

Teilen: