Monday, 19. October 2026
Sport

Rashica mungon edhe ndaj Trabzonsporit

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica nuk do të jetë i disponueshëm as për ndeshjen derbi, që Beshiktashi e luan me skuadrën e Trabzonsporit.

Rashica ende nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar te Beshiktashi për këtë përballje.

Sulmuesit të krahut, i nevojiten ende kohë për të qenë plotësisht gati dhe në dispozicion të trajnerit Vincenzo Italiano.

Derbi ndërmjet Trabzonsporit dhe Beshiktashit, i takon xhiros së tetë të Superligës turke dhe luhet sot nga ora 18:00.

Te Trabzonspori, i gatshëm për lojë pritet të jetë Ernest Muçi kurse të dy skuadrat synojnë fitoren për të qëndruar sa më afër kreut të tabelës.

Beshktashi ka 15 pikë dhe renditet i katërti në tabelë kurse Trabzonspori zë vendin e pestë me 13 pikë të tubuara.

Teilen: