Mina Bonino, partnerja e Federico Valverde, doli në mbrojtje të bashkëshortit të saj pas spekulimeve në rrjetet sociale lidhur me një foto ku Fede shfaqej me kapele pranë djalit të tyre të madh. Disa përdorues pretendonin se ai po fshihte një plagë të shkaktuar nga incidenti me Aurélien Tchouaméni.
Mina reagoi në një “story” në Instagram: “Goditi kokën, prandaj ka kapelen. Ka një prerje që me kapelen nuk duket dhe kjo nuk është pasojë e ndonjë grushti, sepse nuk pati të tillë. Është pasojë e goditjes. Të gjithë e kanë thënë tashmë (…) Doni të shihni gjak? Këtu nuk do ta shihni dot. Ky është Instagrami im. Është familja ime dhe nuk kam asgjë për të thënë apo sqaruar, sepse nuk është detyrimi im. Më lini të qetë”.
Mesazh i fortë nga një familje që po kalon momente të vështira pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit. Ndërkohë, Real Madridi njoftoi dje se i ka gjobitur dy lojtarët, Valverde dhe Tchouameni, me nga 500 mijë euro secilin për përplasjen e ethshme fizike në stërvitje dhe dhomat e zhveshjes.