Apolonia – Teuta, finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza për sezonin futbollistik 2025/2026 do të luhet këtë të martë, në ora 17:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Një finale që do të vendosë përballë ekipin e Teutës, që prek për herë të parë në historinë e saj finalen e këtij kompeticioni si edhe Apoloninë, që vjen si kampionia në fuqi e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv, ndërsa hyrja për tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë falas.
Teilen: