Sunday, 10. May 2026
Sport

Sonte El Clasico: Barcelona kërkon titullin kundër Madridit

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte në orën 21:00, e gjithë bota e futbollit do t’i ketë sytë nga “El Clásico” numër 264, ku Barcelona e Hansi Flick mund të shpallet zyrtarisht kampion i La Ligës për herë të 29-të në histori.

Me 10 fitore radhazi dhe një distancë prej 11 pikësh nga rivalët e tyre të përjetshëm, “Blaugranave” u mjafton vetëm një barazim për të siguruar titullin, ndërkohë që Real Madridi i Álvaro Arbeloas vjen në këtë sfidë mes krizave të brendshme.

Përballja pritet të jetë elektrizuese, me Vinícius Júnior që mbetet rreziku kryesor për madrilenët, ndërsa Barcelona synon të mbyllë llogaritë me stil përballë tifozëve të vet për të ruajtur rekordin e përsosur në shtëpi këtë sezon.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-2-3-1): J. Garcia — Cancelo, Martin, Cubarsi, E. Garcia — Gavi, Pedri — Fermin, Olmo, Rashford — Lewandowski.

Real Madrid (4-4-2): Courtois — Alexander-Arnold, Rudiger, Huijsen, Garcia — Bellingham, Tchouameni, Pitarch, Camavinga — Diaz, Vinicius Jr.

Teilen: