Sunday, 10. May 2026
Sport

Titulli po i troket te dera – Arsenali shënon fitore tejet të rëndësishme, kurrë s’kanë qenë më afër të bëhen kampion

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenal ka shënuar fitore madhështore kundër West Ham, me rezultat 0:1.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga belgu, Leandro Trossard në minutën e 82-të, pas asistimit të Martin Odegaard, transmeton lajmi.net.

West Ham shënoi gol në minutën e 95-të, por u anulua për faul në portierin David Raya.

Me këtë fitore, Arsenal është shumë afër të shpallet kampion i Premier Ligës.

Pas 36 xhirove, Arsenal ka 79 pikë, 5 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Dy ndeshjet e fundit, Arsenal do t’i luja kundër Burnleyt dhe Crystal Palace.

Arsenal po ashtu është në finale të Ligës së Kampionëve, kundër PSG-së./lajmi.net/

Teilen: