Sunday, 10. May 2026
Sport

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Trepçës po avancon ndaj Bashkimit në serinë finale të “play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e parë të kësaj serie, të luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça ka mposhtur Bashkimin me rezultatin e thellë 94:79.

Trepça është treguar ekip më i mirë dhe me dominues në këtë përballje, në të cilën i ka fituar tre prej katër çerekëve.

Mustapha Amzil ishte më efikasi te Trepça ndaj Bashkimit, pasi ndeshjen e mbylli me 21 pikë, 14 kërcime e 3 asistime.

Te Trepça, u veçuan edhe Kenny Hasbrouck me 22 pikë kurse Shawn Jones kontribuoi me 11 pikë e 8 kërcime.

Shannon Shorter me 27 pikë ishte më i dalluari te Bashkimi, ndërsa Ike Nwamu shtoi 17 pikë por që nuk mjaftuan.

Tani, Trepça po avancon 1:0 në serinë finale, ku skuadra kampione shpallet me tri ndeshje të fituara.

Edhe ndeshjen e dytë të kësaj serie, Trepça e luan në Mitrovicë, e cila zhvillohet të mërkurën prej orës 19:30.

Teilen: