Sunday, 10. May 2026
Sport

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës po avancon në “El Clasico” ndaj Real Madridit pas pjesës së parë.

Pas 45 minutave në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona është në epërsi me rezultatin 2:0.

Rezultati u zhbllokua në minutat e para të ndeshjes kur sulmuesi Marcus Rashford realizoi gol fantastik.

Rashford shënoi në minutën e 9-të nga gjuajtja e lirë, duke e mposhtur portierin Thiubaut Courtois.

Epërsinë për Barcelonën e dyfishoi Ferran Torres në minutën e 18-të, duke konfirmuar dominimin në “El Clasico” qysh në pjesën e parë.

Me fitore eventuale, Barcelona pas ndeshjes e feston titullin e kampionit në La Liga.

Teilen: