Barcelona edhe zyrtarisht është kampione për sezonin 2025/26 në La Liga të Spanjës.
Titullin e kampionit për këtë sezon, Barcelona e konfirmoi me fitore në ndeshjen “El Clasico” kundër Real Madridit.
Në stadiumin “Camp Nou”, të dielën mbrëma, Barcelona triumfoi me rezultat 2:0.
Të dy golat e këtij derbi, u shënuan në pjesën e parë, saktësisht brenda dhjetë minutave loje.
Marcus Rashford (9’) dhe Ferran Torres (18’) realizuan për fitoren e Barcelonës, e cila konfirmoi dominimin në kampionat me titullin e kampionit.
Edhe pse deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, Barcelona ka forcuar kreun e tabelës me 91 pikë.
Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 77 pikë, duke lënë pas vetes Villarrealin me 69 dhe Atletico Madridin me 63 pikë të mbledhura.