Në pak se një ndeshje e gjysmë, sulmuesi ka shënuar 2 gola që kanë sjellë 4 pikë për bardhezinjtë, por për rinovimin palët janë ende shumë larg.
Nëse Juventusi do të luajë në Champions League sezonin tjetër, një pjesë të mirë të meritës e ka Dusan Vlahoviç. Serbi ka lanë pas dëmtimin dhe në 6 ditë, në ndeshjet me Veronën dhe Leçen, ka luajtur 121 minuta. Ka shënuar 2 gola, i ka dhënë skuadrës 4 pikë dhe ka krijuar të paktën 6 raste të pastra.
Efikasitet i jashtëzakonshëm për një skuadër të mësuar me vuajtje në sulm, ku David dhe Openda nuk kanë dhënë asgjë. Vlahoviç duket se është kthyer me urinë e fillimit të karrierës dhe ka zgjidhur dy ndeshje.
Juventusi është shumë afër Champions-it, objektivit minimal. Por Vlahoviç a do të luajë në Champions me të? Së fundi drejtuesit e klubit torinez kanë bërë me dije se për rinovimin do diskutohet pas mbylljes së kampionatit dhe me sigurimin e Champions-it. Megjithatë, është fakt që palët aktualisht janë shumë larg marrëveshjes.
Vlahoviç, me shumë mundësi, do të marrë një rrugë tjetër. Një largim me kosto zero në teori. Po flitet për Barcelonën, që duhet të zëvendësojë Lewandowski-n. Një hipotezë, por deri më 30 qershor do të ketë të tjera dhe me siguri nuk do të jenë pista italiane.