Monday, 11. May 2026
Sport

Hidhet shorti “Final 4” për vajza/ Gramshi përballë Vllaznisë, Teuta ndeshet me Apoloninë

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

U hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku u përcaktuan ndeshjet gjysmëfinale.

Sipas skemës së përcaktuar në fillim të sezonit, skuadrat u ndanë në dy vazo. Vllaznia dhe Apolonia, si skuadrat e renditura më mirë në klasifikim, ishin të vendosura në vazon e parë, ndërsa Gramshi dhe Teuta, si ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt, u vendosën në vazon e dytë.

Gramshi–Vllaznia dhe Teuta–Apolonia janë çiftet gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të renditura në vazon e dytë, ndërsa ato të kthimit në fushën e skuadrave të vendosura në vazon e parë.

Gjysmëfinalet e para do të luhen më 17 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të zhvillohen më 23 maj. Në rast barazimi të rezultatit pas dy takimeve të lojës së rregullt, kualifikohet për në finalen e madhe skuadra e renditur më mirë në klasifikim.

Dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt. Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Teilen: