Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është afruar edhe më shumë francezit Kylian Mbappe në garën për “Këpucën e Artë” në La Liga.
Muriqi shënoi gol në barazimin 1:1 të Mallorcas ndaj Villarrealit, dhe tani numëron 22 gola në 34 ndeshje kampionale.
Aktualisht, është i dyti në listën e shënuesve pas Mbappes, ku sulmuesi i Real Madridit prinë me 24 gola të realizuar deri më tani.
Megjithatë, Muriqi mund të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni duke pasur parasysh se Mbappe vështirë se do të luajë këtë sezon për Realin për shkak të lëndimit.
Deri në fund të këtij sezoni në La Liga, kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar dhe nëse Muriqi shënon në të trija ndeshjet e Mallorcas, atëherë mund ta fitojë “Këpucën e Artë”.
Mallorca do të përballet me Getafen dhe Levanten në udhëtim, përpara se ndeshjen e fundit të sezonit ta luajë në shtëpi kundër Oviedos.
Aktualisht, Mallorca zë vendin e 15-të në La Liga me 39 pikë dhe po lufton për të siguruar mbijetesën deri në fund të sezonit.