Monday, 11. May 2026
Sport

Meksikë, stadiumi “Azteca” nuk është gati 100% një muaj para nisjes së Kupës së Botës

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

Një muaj para fillimit të Botërorit 2026, ndeshja inaugurale e të cilit do të luhet më 11 qershor në Meksikë, stadimi “Azteca” i kryeqytetit të këtij vendi nuk është kompletuar ende 100%.

Sipas kalendarit zyrtar, impianti duhej t’i ishte dorëzuar FIFA-s brenda ditës së sotme, 30 ditë para nisjes së turneut. Ky dorëzim para kohe është i nevojshëm për ta sistemuar stadiumin në mënyrë të përshtatshme me markën e kompeticionti. Por, pas dy vitesh punime, që në hapjen e tij zyrtare më 29 mars, kur u luajt miqësorja Meksikë-Portugali, tifozët e pranishëm u ankuan për vendet.

Rikonstruksioni i stadiumit historik u shoqërua nga pengesa sociale, bilanci dhe administrative, që kanë kushtëzuar projektin. Punimet nisën në maj të 2024-ës, edhe pse Meksika e dinte që në 2018-ën se do të ishte një nga tre vendet organizatore të Kupës së Botës, bashkë me SHBA-të dhe Kanadanë.

Plani ishte që gjithçka të kompletohej brenda vitit 2025. Për ekspertët, restilimi i atij që tani quhet “Stadio Banorte”, nuk duket në lartësinë e standardeve të kërkuara për një event të rëndësishëm, siç është Botërori.

Teilen: