Pasi fitoi LaLigën falë suksesit 2-0 ndaj Real Madridit në Camp Nou, Hansi Flick do të vazhdojë ta udhëheqë Barcelonën edhe për dy vite të tjera.
Siç raportohet nga Mundo Deportivo, trajneri gjerman dhe klubi blaugrana kanë arritur një marrëveshje të plotë për një zgjatje të kontratës pas marrëveshjes paraprake të arritur në javët e fundit.
Ish-trajneri i Bayernit të Mynihut do të angazhohet kështu me klubin katalanas deri në vitin 2028, me opsionin për një sezon tjetër bazuar në arritjen e objektivave të caktuara.
Teilen: