Ish-drejtuesi i Romës është pro hipotezës për një të ardhme tek Italia: “Drejtues apo trajner? Nëse të thërrasin duhet të thuash ‘Po’ dhe kaq”
Nga Portofino, Claudio Ranieri i hap derën kombëtares së Italisë. Ish-trajneri dhe drejtuesi i Romës, i cili u kërkua nga “axurrët” një vit më parë si zëvendësues i Spalletti-t, iu përgjigj kështu pyetjes:
“Kombëtarja? Thashë ‘Jo’, sepse isha i impenjuar me Romën dhe nuk mund të kisha dy punë. Tani jam i lirë, pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë”.
Nga këto fjalë duket se Italia mund të jetë impenjimi i radhës për trajnerin ekspert: “Drejtues apo trajner? Nëse të thërrasin duhet të thuash ‘Po’ dhe kaq, – ka shtuar Ranieri për Sky. – Duhet të ringjallemi, nuk mund të rrimë kaq larg eventeve të mëdha”.