LeBron James (24 pikë) dhe Austin Reaves (27 pikë) tentuan gjithçka për të evituar eliminimin, por në fund Oklahoma City arrin që të fitojë edhe ndeshjen e katërt përballë Lakers duke i larguar nga play-off 2026 në mënyrë të dhimbshme (4-0). Në këtë ndeshje Shai Gilgeous-Alexander (35 pikë dhe 8 asist) nuk ishte i vetëm pasi u ndihmua nga surpriza e Ajay Mitchell, autor i 28 pikëve.
Ndërsa në Konferencën e Lindjes ndeshja mes Cavs dhe Pistons ishte shumë më e luftuar. Cleveland vuajti shumë në pjesën e parë, por arriti që të rikuperonte në fillimin e pjesës së dytë falë rezultatit të pjeshëm 24-0. Për ekipin e Cavaliers një kontribut të madh e dha Donovan Mitchell, i cili shënoi 39 prej 43 pikëve të tij në pjesën e dytë. Ky duel pas këtër sfidash është në barazpeshë të plotë ndërsa Detroit shikon se rruga për në finale do të jetë ende e gjatë dhe e vështirë.
CLEVELAND CAVALIERS-DETROIT PISTONS 1120-103 (2-2)
LOS ANGELES LAKERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 110-115 (0-4)