Juventusi nuk e ka zgjidhur ende çështjen e sulmuesit Dusan Vlahoviç dhe e ardhmja e tij është ende për t’u zbuluar. Shtohen ndërkohë zërat për kalimin e serbit në Gjermani, te Bajern Mynih.
Në pritje për të gjetur një akord me Juventusin, njerëzit pranë sulmuesit po shohin dhe opsionet e tjera dhe bavarezët një prej tyre. Babai i ish-lojtarit të Fiorentinës ka pasur një kontakt të parë me përfaqësues të Bajenit. Gjigantët gjermanë nuk janë të qartë për qëndrimin ose jo të Harry Kane, prandaj dhe kanë shfaqur interes për Vlahoviç.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për marrje informacioni mes palëve, por bisedimet mund të hyjnë shpejt në një fazë tjetër, sipas “Corsport”. Juventusi ndërkohë nuk e sheh me përparësi rinovimin e sulmuesit serb dhe bsiedimet i ka shtyrë për në fund të sezonit.